Mësohen 5 kundërshtarët e mundshëm për Liga Evropa

No image

Trençin nga Sllovakia, Makabi Tel Aviv i Izraelit, INTER Baku nga Azerbejxhani, Daçia Kishinjev e Moldavisë dhe Shirak nga Armenia janë rivalët eventual të “kuqezinjëve”, ndërsa kundërshtari definitiv do të mësohet pas orës 13:00.

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës do të hidhet shorti për eliminatoret e Liga Evropës, në të cilin do të mësohet edhe kundërshtari i Shkëndijës për xhiron e parë. Shorti do të jetë në program në orën 13:00, ndërsa si zakonisht UEFA në mëngjes përmes shortit dhe koeficientit të ekipeve në Evropë ka përcaktuar grupet me kundërshtarët e mundshëm që mund të përballen mes veti. Kështu Shkëndija tani më din emrat e pesë rivalëve me të cilët mund të përballet në xhiron e parë. Trençin nga Sllovakia, Makabi Tel Aviv i Izraelit, INTER Baku nga Azerbejxhani, Daçia Kishinjev e Moldavisë dhe Shirak nga Armenia janë rivalët eventual të “kuqezinjëve”, ndërsa kundërshtari definitiv do të mësohet pas orës 13:00.