-
A 1:1
- |, ||, |||, UEFA Europa Conference League
- 2022-08-04 20:00
Kuqezinjtë barazojnë ndaj AIK-ut në Stokholm me rezultatin 1:1, dhe në ndeshjen kthyese në Shkup pas një jave do të tentojnë kualifikimin në ndeshjet playoff të Uefa Ligës së Konferencës.
Ishin kuqezinjtë ata që kaluan në epërsi që në sekondën e 27-të të ndeshjes kur Hasani i pozicionuar mirë, mori një top nga vendësit, avancoi përpara dhe me klas të lartë me të majtën e tij mposhti portierin vendas. Vendësit barazuan pasi Guidetti shënoi me kokë, ndërkaq deri në përfundim të ndeshjes të dyja skuadrat patën disa raste shënimi, por ishin kuqezinjtë ata që zakonisht shfaqeshin më kërcënues ndaj portës kundërshtare.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 3-4-2-1, me dyshen ofensive Doriev e Hasani, dhe me Gurin në pozitën e qendërsulmuesit. Ndërkaq Murati ishte më i avancuar në krahun e djathtë.
XI: Zahov, Bejtullai-Neziri-Cake, Murati-Dita-R.Ramadani-Shala,Hasani(c)- Doriev, Guri
Përmbledhje:
Kalon në epërsi Shkëndija që në sekondën e 27-të. Hasani vjedh një top nga suedezët dhe në stilin e golashënuesit me të majtën e tij e dërgon topin në rrjetë (1’).
Aksion i kuqezinjve, Guri e gjen Hasanin në zonë, Hasani kroson për Dorievin që gjuan me kokë por pret portieri vendas (11’)
Barazojnë vendësit nëpërmjet lojtarit Guidetti që shënon me kokë pas një krosimi brenda 16-metërshit të kuqezinjve (17’).
HT: AIK 1:1 Shkëndija
Doriev godet fuqishëm nga distanca nga një pozicion i vështirë nga krahu i majtë, me vështirësi mbron portieri vendas (47’).
Largohen nga loja Shala e Reshat Ramadani, dhe në vend të tyre futen në fushë Nafiu dhe Florent Ramadani (52’).
Kundërzbritje e shpejtë dhe aksion i bukur i kuqezinjve, Guri shërbehet me një top në qendër të zonës, gjuan fuqishëm por gjuajtja e tij shkon mbi kuadrat (54’).
Largohen nga loja Guri e Doriev, e në vend të tyre në lojë inkuadrohen Stojanovski dhe Vagner (66’).
Cake pranon një top, lëviz mirë duke krijuar hapësirë për goditje, gjuan lehtë dhe topin e pret me lehtësi portieri (69’).
Vagner godet nga distanca, portieri me vështirësi e devijon topin në rivënie këndore (76’).
Hasani shërbehet me top brenda zonës, godet por topi del jashtë vijës fundore (76’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, Hasani godet por topi nga muri mbrojtës i suedezëve devijohet në rivënie këndore (90+1).
Largohet dhe Hasani nga loja për t’ia liruar vendin Leard Sadriut (90+4’).
FT: AIK 1:1 Shkëndija
Stadiumi Friends Arena në Stokholm
SHKËNDIJA: Zahov, Murati, Bejtullai, Neziri, Cake, Dita, R.Ramadani (F. Ramadani 52’), Hasani(c) (Sadriu 90+4’), Shala (Nafiu 52’), Doriev (Vagner 66’), Guri (Stojanovski 66’).
Trajner: Artim Shaqiri.