Shkëndija mori një fitore mjaft të rëndësishme në Stadiumin e Qytetit në Tetovë me rezultatin 1:0 ndaj “romantikëve” të Rabotniçkit.
Kuqezinjtë dominuan kundërshtarin i cili të vetmin synim e kishte mbrojtjen, por që arriti të rezistojë vetëm deri në minutën e 55-të kur Doriev, pasi u ndal në mënyrë të palejuar brenda zonës, arriti që penaltinë ta realizojë në gol.
Formacioni:
Shkëndija e filloi ndeshjen me formacionin me rreshtimin 4-2-3-1, me Dorievin, Shalën e Nafiun në repartin ofensiv, si dhe me Gurin në krye të sulmit.
XI: Zahov, Bejtullai(c)-Cake-Neziri-Timovski, F. Ramadani-Jessie Djou, Shala-Nafiu-Doriev, Guri.
Përmbledhje:
Që nga fërshëllima e parë e arbitrit Ivanov, miqtë u pozicionuan në gjysmëfushën e tyre me të vetmin synim mbrojtjen.
Neziri kroson tokazi brenda zonës, topi devijohet deri te Guri që godet me kokë por kontrollon portieri Mustafa (12’).
Timovski harkon nga krahu i djathtë, në qendër të zonës gjendet Guri që godet bukur me kokë por përsëri mbron Mustafa (13’).
Doriev pasi krijon hapësirë lanson një goditje të fuqishme në drejtim të portës por topi përplaset në traversë (14’).
Shala kroson në shtyllën e dytë, Doriev gjendet në pozitë ideale, godet me kokë por topi shkon jashtë kuadratit (19’).
Një top i hedhur brenda zonës kundërshtare devijohet deri te Ramadani që menjëherë gjuan fuqishëm por topi shkon mbi kuadrat (37’).
Goditje e lirë për Shkëndijën, ekzekuton goditjen e lirë Ramadani por topi kalon ngjitur me shtyllën (40’).
HT: Shkëndija 0:0 Rabotniçki
Kroson Nafiu nga krahu i majtë, Guri gjuan me kokë por nuk e shënjestron portën (51’).
Portieri Zahov me një pasim gjeti për mrekulli në thellësi Dorievin i cili pasi lëviz mirë brenda zonës kundërshtare ndalet në mënyrë të palejuar. Arbitri pa hamendje sinjalizon 11-metërsh (53’).
Kalon Shkëndija në epërsi pasi Doriev shënon nga penaltia (54’).
Markovski lëshon një gjuajtje në drejtim të portës kundërshtare por goditja ishte qendore dhe përfundoi në duart e portierit Mustafa (75’).
Doriev provon nga jashtë zonës me parabolë të mposhtë portierin, por Mustafa nuk lejon të befasohet (90+3’).
FT: Shkëndija 1:0 Rabotniçki
Stadiumi i Qytetit në Tetovë.
Golashënues: Doriev 55’.
SHKËNDIJA: Zahov, Bejtullai (c), Cake, Neziri, Timovski, Jessie Djou, F. Ramadani (Mensalao 67’), Shala (Markoski 67’), Nafiu (Dita 90+2), Doriev, Guri (Elezi 78’).
Trajner: Artim Shaqiri.