LPFM xhiroja e 4: Shkëndija-Pobeda

No image

“Kuqezinjtë” të dielën në Tetovë presin Pobedën e Prilepit në kërkim të fitores së rradhës për vazhdim të ecurisë maksimale në sezonin e ri në LPFM.

Pas dy javë pushim shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese vazhdojnë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Shkëndija në kuadër të xhiros së katërt do të luajë si vendase me Pobedën e Prilepit. Skuadra ka ecuri të 100% pas tre xhirove të para dhe tani kërkohet vazhdimësi dhe triumf i katërt sezonal. Gjithsesi të gjithë janë të bindur se qëllimi mund të arrihet vetëm me përqendrim maksimal dhe qasje serioze ndaj ndeshjes gjatë gjithë 90-të minutave. Ekipi ka punuar maksimalisht periudhën që lëmë pas në përgatitjet për sfidat që pasojnë dhe ekipi duket i gatshëm fizikisht me pauzën që erdhi në moment të duhur për rehabilitim fizik pas periudhës së ngjeshur me ndeshje të vështira në kampionat dhe Europë. Trajneri Osmani për këtë ndeshje ka grumbulluar gjithë futbollistët, përfshi edhe përforcimin e fundit Izair Eminin dhe kapitenin Ferhan Hasani që gjithë javën ka punuar në rikuperim nga lëndimi, ndërsa për formacionin startues dhe lojtarët që do të përfshihen në procesverbalin me 18-të futbollistë që do të konkurojnë për lojë.

Optimizmin e skuadrës e reflekton mesfushori Besmir Bojku, i cili beson se skuadra do të mbajë rendimentin si në tre ndeshjet e para, për të arkëtuar tre pikët e rradhës.

Përballja Shkëndija-Pobeda luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00.