Kuqezinjtë vendosen në Salzburg

No image

Shkëndija është akomoduar në Austri ku do të zhvillojë përgatitjet përfundimtare para takimit të së mërkurës me Red Bull Salzburgun.

Ekspedita kuqezi prej të hënën në mbrëmje gjendet në Salzburg të Austrisë ku të mërkurën na pret ndeshja e parë e raundit të tretë të eliminatoreve të Champions League me kampionin e këtij vendi, Red Bull Salzburg.

Të akomoduar në një prej hoteleve elitare të qytetit futbollistët e Shkëndijës me atmosferë pozitive presin sfidën me gjysmëfinalistin e edicionit të kaluar të UEFA Europa League.

Grupi i lojtarëve ka disa ndryshime në krahasim me ndeshjet paraprake. Për arsye taktike në Tetovë ka mbetur mbrojtësi i majtë Alma Wakili, ndërsa për herë të parë me grupin është Gledi Mici. Pjesë e ekspeditës është edhe i riu Leard Sadriu, si dhe Besmir Bojku i cili është bashkuar me skuadrën pas rikuperimit nga lëndimi i pësuar në fazën përgatitore në Slloveni.

Skuadra sot në orën 19:00 do të zhvillojë seancën stërvitore në stadiumin “Red Bull Arena”, ndërsa paraprakisht në orën 18:30 në konferencën zyrtare për shtyp do të paraqiten trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi.

Futbollistët që do të konkurojnë për lojë kundër Red Bul Salzburg:
Portierë:
Kostadin Zahov, Bekim Rexhepi, Selajdin Mustafi,
Mbrojtës:
Mevlan Murati, Bllagoja Todorovski, Leard Sadriu, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Mevlan Adili, Konstantin Çeshmexhiev, Gledi Mici
Mesfushorë:
Ennur Totre, Armend Alimi, Arbin Zejnullai, Omar Imeri, Izair Emini, Shqiprim Taipi, Besmir Bojku
Sulmues:
Stenio Junior, Valmir Nafiu, Shefiti Shefiti, Besart Ibraimi, Remzifaik Selmani.
Trajner: Qatip Osmani