“Kuqezinjtë” vendosen në Kishinau

No image

Shkëndija tani më gjendet në Kishinau të Moldavisë ku të enjten luan ndeshjen e kthimit me Daçian. Të mërkurën në program është seanca e fundit stërvitore, ndërsa paraprakisht trajneri dhe kapiteni do të paraqiten para mediave.

Skuadra “kuqezi” sot ka udhëtuar drejt Moldavisë për ndeshjen e kthimit të raundit të parë eliminator të Liga Evropës të enjten kundër Daçias në Kishinau. Në ambient të njohur (Shkëndija qëndroi në të njëjtin hotel tre vite më parë kur përballej me Zimbrun nga Kishinau) skuadra të mërkurën do të zhvillojë seancën zyrtare stërvitore në stadiumin kundo të luhet ndeshja. Paraprakisht në konferencë për shtyp do të paraqiten trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani. Shkëndija ka epërsi 3:0 nga ndeshja e parë e luajtur në Strumicë dhe me optimizëm pret takimin e të enjtes në fushë të Daçias me fillim në orën 16:00 (ora 17:00 sipas kohës lokale).