Kocev operohet dhe mungon 3 muaj, Ademi i gatshëm për lojë

No image

Mbrojtësi i djathtë ka operuar tedinën e këmbës së majtë dhe rikuperimi parashikohet të zgjasë 3 muaj. Ndërkohë Fiton Ademi është kthyer dhe është gati për lojë. 

Nga dy të këqija të mundshme, Stefan Kocev dhe Shkëndija përballen me të keqen më të vogël. Mbrojtësi i djathtë doli i dëmtuar në sfidën e xhiros së 21 me Vardarin (fitore 3:0) dhe situata u duk shqetësuese kur 30 vjeçari ndjeu dhimbje në tendinën e akilit me dyshimet për këputje e që për rikuperim të plotë merr deri në 8 muaj. Fat në fatkeqësi është se ekzaminimet mjekësore treguan këputje të pjesshme dhe lojtari me rekomandim të ekipit mjekësor sot me sukses kaloi ndërhyrjen kirurgjikale. Nëse gjërat shkojnë si duhet, Kocev pritet të kthehet për 3 muaj, që gjithsesi nënkupton se ky sezon për të ka përfunduar. 

Ndërkohë lajme pozitive për sulmuesin Fiton Ademi. I zëvendësuar pas pjesës së parë poashtu në ndeshjen me Vardarin me dhimbje në gju, fatmirësisht testimet e detajura treguan se 21 vjeçari nuk ka kurfarë dëmtimi dhe pas terapive të nevojshme ai tashmë është kthyer në stërvitje dhe ushtron me grupin me gjasë për të qenë gati të konkurojë për lojë të dielën ndaj Voskës.

Ndeshjen e ardhshme Shkëndija do të ketë në disponim edhe Klisman Caken dhe Reshat Ramadanin që kthehen pas pezullimit. 

Shkëndija të dielën në Tetovë përballet me Voskën në kuadër të xhiros së 23-të në LPFM. 

Share Now

Related Post