Juniorët e Shkëndijës barazojnë në fushë të Rabotniçkit

No image

Derbi i xhiros së 14-të në Super Ligën e Maqedonisë për të rinjë ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës është mbyllur me barazim pa gola. Takimi i zhvilluar në terrenin e KF Aluminës në Shkup ka sjellë përballje interesante me mundësi shënimi nga të dyja palët, ndërsa dominimi ka qenë për ‘kuqezinjtë’. Pjesa e parë nuk solli ndryshim edhe pse në minutën e 7-të Xhemaili u gjet i vetmuar para portës vendase, mirëpo nuk arrin të shënojë. Edhe vazhdimi ishte i ngjashëm, Beqiri humbi rastin më të mirë dhe më pas përkundër tentimeve të vazhdueshme nga të dyja taboret, rrjetat mbetën të paprekura për ndarje të pikëve. Për Shkëndijën ky rezultat vlerësohet pozitiv, pasi edhe përkundër ndërprerjes së serisë së fitoreve, barazimi në fushë të rivalit për vendin e parë favorizon shpresat ‘kuqezi’ që mbeten liderë në renditje.

1

RABOTNICKI-SHKËNDIJA 0:0 (junior)

Stadiumi: Tereni i Aluminës

Golashënues: /

SHKËNDIJA: Latifi, Loki, Abazi, A. Zeqiri, Sejfullai, Kasami, Beqiri, Xhemaili, Kurti, Zejnullai, Shabani.

Luajtën edhe: Selimi dhe R. Zeqiri

Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.