Zejnullai i jep fitoren 1:0 Shkëndijës B kundër Sileksit

No image

2

Shkëndija B ka shënuar fitore 1:0 përballë Sileksit B në ndeshjen e xhiros së 10-të në Ligën e Parë të Maqedonisë për ekipet B. Një gol i bukur Arbin Zejnullait ka vendosur fatin e takimit, me Shkëndijën që rikthehet te fitorja në këtë kategori, pas barazimit 1:1 me Shkupin xhiron e kaluar. Trajneri Beqiri në formacionin bazë përveç porieri Marko Jovanovski, kishte edhe Juffon dhe Jusufoviqin e ekipit të parë, si dhe të rinjtë Asani, Zejnullai, Shabani dhe Shefiti që këtë sezon kanë shënuar paraqitje për ekipin më të mirë ‘kuqezi’ në Ligën e Parë. Shkëndija ishte më kërkuese që në fillim, por pa mundur të gjejë rrejtën kundërshtare. Shefiti kishte mundësi të mirë shënimi, mirëpo pa sukses. Kur mendohej se në pushim ekipet do të shkojnë me rezultatin e fillimit, Arbin Zejnullai  arrin të realizojë në rrejtë të Simovit, për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Golit i parapriu një kombinim i dyfishtë i Zejnullait me Shefit, ndërsa më pas mesfushori ‘kuqezi’ kalon dy tre futbollistë kundërshtar dhe realizon me shumë klas sikur të bëhet fjalë për një futbollist me përvojë të madhe, e jo një 17-të vjeçar që po imponohet me paraqitjet e shkëlqyeshme. Në pjesën e dytë të dyja ekipet tenuan të imponojnë lojën e tyre. Sileksi pati mundësi të mirë me anë të Bilall Lutfiut që doli i vetmuar para Nuhii-t, mirëpo huqi tërë portën, ndërsa në anën tjetër Kurti nuk arriti të shënojë pas një goditje të mirë. Ttrajneri Beqiri shans për të luajtur u dha të gjithë futbollistëve që kishte në pankinë, mirëpo deri në fund nuk pati ndryshim në rezultat dhe fitorja minimale i takoi Shkëndijës që vazhdon të kryesojë tabelën në Ligën e ekipeve B.

4

SHKËNDIJA B – SILEKSI B 1:0 (1:0)  
Stadiumi: Tereni në fshatin Reçicë

Golashënues: Zejnullai 44′ (Shkëndija)

SHKËNDIJA: Jovanovski, Aliti, Jusufoviq, Juffo, Kasami, Asani, Abazi, Zeqiri, Zejnullai, Abazi, Shabani.

Luajtën edhe: Nuhii, Xhemaili, Kurti, Fazllagiq, Beqiri, Sjefullai.

Trajner: Jeton Beqiri

Tags

Share Now

About Author

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.