Intensifikohen përgatitjet, të shtunën test me Termalikën

No image

Skuadra ‘kuqezi’ të shtunën në orën 15:00 përballet me Termalikën e Polonisë në takimin e dytë kontrollues në Antalia. Ekipi vazhdon përgatitjet intenzive me nga dy seanca në ditë, ndërsa sot (e premte) ndërmjet dy stërvitjeve në vizitë qëndroi trajneri i njohur gjerman Krishtof Daum, që realizoi takim me stafin teknik të Shkëndijës.

15

Futbollistët e Shkëndijës kanë kompletuar një javë punë në Belek të Antalisë në Turqi, ku tani më 7-të ditë janë duke realizuar fazën e dytë përgatitore para vazhdimit të garave në kampionatin e Maqedonisë. Ekipi stërvitet me intenzitet të shtuar, paradite në palestër me ushtrime force, ndërsa pas dite si zakonisht në teren ku mes tjerash punohet në planin tekniko taktik. Sot pas seancës së paraditës ekipi kishte mysafir trajnerin e njohur gjerman Krishtof Daum, i cili për një kohë qëndroi me stafin teknik të Shkëndijës.

1

 

Të shtunën paradite ekipi do të zhvillojë seancë stërvitore, ndërsa pas dite në orën 15:00 sipas kohës lokale në Maqedoni, do të zhvillohet përballja e dytë kontrolluese në tokën turke. Rival i ‘kuqezinjëve’ do të jetë ekipi polak Termalika (LKS TERMALICA BRUK-BET NIECIECZA).

14

Shini fotogalerinë nga seanca e sotshme stërvitore.