Më 5 shkurt test me Okzhetepen e Kazakistanit

No image

Shkëndija ka caktuar edhe kundërshtarin për përballjen e 4-t që do të luhet në kuadër të kësaj faze përgatitore. Okzhatepe nga Kazakistani është rival i ‘kuqezinjëve’ në testin e fundit në Turqi më 5 shkurt. Ndërkohë ‘kuqezinjtë’ vazhdojnë me punën në Belek me nga dy seanca stërvitore në ditë.

Okzhatepe nga Kazakistani është kundërshtari i katërt i Shkëndijës në këtë fazë përgatitore që zhvillohet në Belet të Antalisë në Turqi. Kështu kompletohet orari i ndeshjeve kontrolluese për këtë fazë, pasi paraprakisht nga 4 ndeshje të parapara, ishin caktuar vetëm tre rivalët e parë. Shkëndija më 24 janar u përballë me Kabalan e Azerbejxhanit (u mund 1:2)ndërsa të shtunën (28 janar) pason takimin me Termalikën (LKS TERMALICA BRUK-BET NIECIECZA) që renditet e katërta në Poloni. FC Podbrezova nga Sllovakia është kundërshtari i tretë me të cilët ‘kuqezinjtë’ do të përballen më 1 shkurt, ndërsa tani më dihet se më 5 shkurt zhvillohet testi me Okzhetepen.

7

‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë përgatitjet në tokën turke, duke zhvilluar edhe sot dy seanca stërvitore. Stafi teknik kombinon ushtrimet e forcës dhe ato në teren ku punohet në aspekt tekniko taktik. Gëzon atmosfera e shkëlqyeshme dhe serioziteti me të cilin futbollistët kryejnë detyrat e vendosura nga stafi teknik.