Hasani dhe Todorovski të griposur

No image

Kapiteni Hasani dhe mbrojtësi i djathtë Todorovski kanë munguar në seancën stërvitore për shkak të virozës. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe pritet rikthim i shpejti i tyre në stërvitje. Pjesa tjetër e ekipit punon sipas planit dhe atmosfera në skuadër është e shkëlqyeshme. Sonte ekipi shkon në Ohër, ku të mërkurën do të zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Pelisterin.

 1

Shkëndija vazhdon përgatitjet dimërore me intenzitet të shtuar, ndërsa nëse lejojnë kushtet atmosferike të mërkurën trajneri Tomas Brdariç do të ketë mundësinë e parë për të shikuar në vepër lojtarët në ndeshjen kontrolluese me Pelisterin që duhet të luhet në Ohër.

4

5

Tekniku gjerman në skuadër imponon diciplinë dhe atmosferë shumë pozitive, ndërsa lojtarët me shumë profesionalizëm pranojnë këto metoda të punës. Temperaturat e ulëta kanë rezultuar me virozë për kapitenin Ferhan Hasani që është dashur të pranojë infuzion dhe ka munguar në seancën e sotme stërvitore, ndërsa për të njëjtat arsye dy ditë nuk ushtron Bazhe Todorovski. Ekipi mjekësor vlerëson se gjëra të këtilla janë normale për këtë periudhë kohore dhe pritet së shpejti ata të rikthehen të punojnë  me grupin.