‘Kuqezinjtë’ vijojnë javën e dytë të përgatitjeve

No image

Futbollistët e Shkëndijës vazhdojnë fazën përgatitore nën drejtimin e teknikut gjerman Tomas Brdariç, ndërsa kanë hyrë në javën e dytë të përgatitjeve. Të mërkurën nëse lejojnë kushtet atmosferike, në Ohër do të luhet kontrolluesja e parë me Pelisterin.

5

Shkëndija vijon të akumulojë forcë në kuadër të përgatitjeve dimërore, që tani më kanë hyrë në javën e dytë të punës. Të dielën futbollistët kishin ditë të lirë, ndërsa sot (e hënë) të ndarë në dy grupe kanë punuar në stërvitje me pesha për rritjen e forcës dhe rezistencës, si dhe në teren me bar sintetik (palestër).

2

1

Të reshurat e borës edhe një herë kanë ndryshuar planin e stafit teknik që kishte planifikuar stërvitje në terenin te Qendra Sportive në Tetovë. Deri tani gjërat janë duke rjedhur sipas planit, të gjithë futbollistët me profesionalizëm realizojnë kërkesat e stafit teknik dhe për fat të mirë askush nuk ankohet në lëndim apo lodhje.

3

Skuadra vazhdon me stërvitje edhe të martën, ndërsa nëse lejojnë kushtet atmosferike, të mërkurën në Ohër duhet të zhvillohet ndeshja e parë kontrolluese me Pelisterin.