Gabala SC e Azebrajxhanit rival në UEFA Youth League

No image

Shkëndija U19 sërish përfaqëson vendin në eliminatoret e formatit të Champions League për të rinjë dhe kësaj rradhe rival është Gabala nga Azerbajxhani.

Sot në selinë e UEFA-së në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për xhiron e parë eliminatore të UEFA Youth League, kompeticionit elitar për futbollistë të moshës nën 19-të vjeç, format i Champions League për të rinjë.

Shkëndija U19 sërish është ekipi më i mirë në vend dhe me këtë fiton të drejtën që për herë të tretë të luajë në këtë garë ndërkombëtare. Pas Nitras (Sllovaki) dhe Dinamo Kyiv (Ukrainë), në edicionin e ri të UEFA Youth League kuqezinjtë do të përballen me Gabala SC nga Azerbajxhani.Shkaku i gjendjes me virusin COVID-19, ashtu si në eliminatoret e të riturve, UEFA ka vendosur që edhe në këtë garë të luhen ndeshje teke, pa revansh dhe shorti ka vendosur që kuqezinjtë të jenë vendas të ekipit azer. Orari për zhvillimin e kësaj ndeshje pritet të saktësohen nga ana e UEFA-së, me datat 2 dhe 3 mars që shihen si termine adekuate për xhiron e parë eliminatore të UEFA Youth League. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME