Endrit Krasniqi | AP Brera – Shkëndija

No image

Shkëndija të mërkurën përballet me AP Brera-n në udhëtim në ndeshjen e xhiros së 22-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoni. Fantazisti  Endrit Krasniqi beson se ekipi do të tregojë pjekuri për të sjellë vazhdimësi, pas paraqitjes bindëse dhe fitores 3:0 ndaj Vardarit.

Ndeshja AP Brera-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e fshatit Turnovë në Strumicë, me fillim në orën 14:00. 

….atmosfera pas spektaklit të së dielës….

Endrit Krasniqi: “Po mendoj se pas asaj ndeshje, pas asaj atmosfere kemi një ndenjë shumë të mirë. Shpresojmë që të vazhdojmë me këto rezultate dhe në fund të gëzohemi me tre pikë.

….entuziazmi në momentin e duhur.….

Endrit Krasniqi: “Mendoj se tifozët tanë “Ballistët” na kanë dhënë një motivim shtesë dhe besoj se kjo ka qenë pika kryesore e paraqitjes tonë në duelin me kundërshtarin në ndeshjen e fundit.

….AP Brera.….

Endrit Krasniqi: “Besoj te ekipi, shkojmë atje për tre pikët. Shpresoj që fund t’ia arrijmë qëllimit dhe të vazhdojmë tutje.

Share Now

Related Post