Drejtuesit kuqezi vizitojnë kreun e FFM-së

No image

KF Shkëndija synon mbindërtimin e marrëdhënieve profesionale me gjitha institucionet vendore e ndërkombëtare dhe me këtë qëllim u zhvillua takim midis krerëve të klubit dhe federatës.

Klubi i futbollit Shkëndija duket maksimalisht i impenjuar në realizimin e programit për ngritjen e nivelit në periudhën që pason në të gjitha sferat e veprimit. Derisa skuadra vijon punën në terren dhe stafi teknik angazhohet në përmirësimin e formës së skuadrës, kryesia e klubit vëmendjen e ka në sigurimin e kushteve sa më të mira për ekipin, si dhe mbindërtimin e marrëdhënieve sa më korekte e funksionale me institucionet kompetente në vend.

Në këtë drejtim u zhvillua takimi ndërmjet kryetarit të klubit, z. Zamir Dika dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, z. Muamed Sejdini. Në takimin e mbajtur në hapsirat e FFM-së, morën pjesë edhe përgjegjësi i administratës kuqezi, Lulzim Imeri dhe drejtori sportiv, Harun Isa. 

Në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, dy palët ishin në vijë paralele për bashkëpunim më të ngushtë edhe me klubet tjera në drejtim të ngritjes së nivelit të futbollit në vendin tonë. Shkëndija e din saktë pjesën e obligimeve në fushëveprimin e saj, ndërsa federata gjithë vëmendjen e ka në organizimin sa më të mirë të garave dhe mbështetjen e gjitha klubeve vendore përmes donacioneve e ndihmave nga instancat ndërkombëtare të futbollit. 

Të dyja palët ndanë besimin se me përkushtim nga gjithë përbërësit e kësaj loje, e ardhmja do të sjellë punë edhe më të madhe për suksese të reja të futbollit në vendin tonë.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME