Doriev, Elezi e Velija prej nesër do të stërviten me intensitet të plotë

No image

Doriev, Velija dhe Elezi ditëve të fundit kanë punuar në aspekt kondicional, derisa nga dita e mërkurë është paraparë të fillojnë punën me grupin të gatshëm për ngarkesa maksimale.

Skuadra kuqezi ka hyrë në fazën e përgatitjeve për ndeshjen e radhës në kampionat kur të dielën (02.04.2023) në Tetovë në kuadër të xhiros së 25-të në LPFMV presim Pobedën. Pauza dyjavore e kampionatin shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese stafit teknik i dha hapsirë që të rikuperojë fizikisht futbollistët para sfidave të ardhshme në kampionat dhe Kupë. 

Ekipi shijoi 3 ditë të lira dhe më pas është punuar në mënyrë intensive për atë që pason në vazhdim, derisa e marta ishte ditë e lirë. Nga e mërkura skuadra kthehet në stërvitje me Pobedën në “menu”. 

Pauza kampionale u erdhi mirë futbollistëve që kishin lëndime dhe duket se ata e kanë shfrytëzuar maksimalisht këtë periudhë për rikuperim. 

Ljupço Doriev, Bashkim Velija dhe Dashmir Elezi ditëve të fundit kanë punuar në aspekt kondicional, derisa nga dita e mërkurë është paraparë të fillojnë punën me grupin të gatshëm për ngarkesa maksimale. Sigurisht gjendja e tyre do të vazhdojë të ndiqet me kujdes nga stafi teknik dhe ekipi mjekësor, para se të vendoset nëse do të jenë në kombinim për ndeshjen e të dielës me Pobedën. 

Egzon Bejtullai kthehet në skuadër pasi ishte grumbulluar me përfaqësuesen A të Maqedonisë. Te Maqedonia U21 në turneun kontrollues në Antalia të Turqisë u grumbullua Metodi Maksimov, mirëpo i njejti ka stërvitur vetëm individualisht pas dëmtimit që pësoi në sfidën kampionale Skopje-Shkëndija. Stafi mjekësor i Shkëndijës ka qenë në komunikim të vazhdueshëm me lojtarin dhe stafin mjekësor të përfaqësueses dhe me shumë gjasa edhe kur do të kthehet Maksimov do të vazhdojë me stërvitje individuale.

Lorik Jakupi në grumbullim me përfaqësuesen U18 të Maqedonisë pësoi zgjatje të kofshës së pasme. Ai vazhdon me terapi fizikale nën mbikëqyrjen e stafit mjekësor dhe akoma nuk është i gatshëm të bashkohet me grupin. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME