Deklarata | Trajneri Osmani flet pas ndeshjes me Shkupin

No image

Xhiroja e 19-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë dhe e para e gjysmësezonit pranveror solli humbje 2:0 për Shkëndijën, që mundet nga Shkupi në Kërçovë ku shkupjanët luajnë shkaku i pezullimit të terrenit të tyre.  Kuqezinjtë nuk shfrytëzuan disa mundësi të mira dhe u ndëshkuan nga Shkupi që shënoi nga një gol në secilën pjesë (golashënues Alvarez dhe Trapanovski). Humbja ka lënë të pakënaqur trajnerin Qatip Osmani, që nuk ka fshehur dëshprimin e tij në prononcimin pas përballjes. 

….disfatë nga Shkupi….

Q. Osmani: “Mendoj se nuk ishim në nivelin e duhur, posaçërisht në pjesën e parë kur kishim disa gabime në defanzivë duke i mundësuar kundërshtarit të krijonte raste. Ne kishim mundësitë tona që nuk i shfrytëzuam. Fatkeqësisht pas një rasti 100% për ne, pranuam gol. Në pjesën e dytë tentuam ta shpërthejmë mbrojtjen e Shkupit, por pa sukses dhe pastaj ndodhi lëndimi i Hasanit, ne mbetëm me një lojtarë më pak në fushë dhe goli i dytë ishte rezultat i faktit se ishim numerikisht inferiorë“

….çka duhej të ishte ndryshe….

Q. Osmani: “Në rradhë të parë do kisha ndryshuar fushën, do vendosja mos luhet në këtë fushë nëse do të kisha mundur të kthej kohën prapa dhe të ndryshoj diçka në lidhje me këtë takim. Ndërkohë sa i përket formacionit apo sistemit të lojës mendoj se do të kisha ndryshuar shumë pak gjëra.

….futbollistët e Shkupit më agresivë në duele….

Q. Osmani: “Po është e vërtetë se në atë lojën e dyluftimeve gjatë 90-të minutave kundërshtarët ishin më lartë dhe ata fitonin shumicën e dueleve. Kur ndodh kjo kundërshtari ka përparësi ta merr topin e dytë, ashtu që në këtë segment nuk ishim në lartësinë e duhur.”

Tags

SHPËRNDAJE

About Author

Related Post