
Shkëndija të dielën kthehet në aksion për tu përballur me Shkupin në derbin e xhiros së 19-të të Ligës së Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. Edicioni pranveror nis me këtë transfertë që luhet në Kërçovë, pasi fusha e shkupjanëve është pezulluar. Para ndeshjes ka folur mesfushori Kamer Qaka, i kthyer te kuqezinjtë pasi fitoi titullin kampion në sezonin 2020/2021.
Takimi Shkupi – Shkëndija luhet të dielën me fillim në orën 14:00.
….ndeshja e parë për vitin 2023….
Kamer Qaka: “Starti i mirë gjithmonë ndihmon ekipin të jetë në moment pozitiv psiqik dhe ne jemi gati të japim 100% nga mundësitë tona për ta nisur mbarë. Natyrisht nuk i bëjmë vetes presion, por me kokë të qetë duam të nxjerim më të mirën nga vetja.”
….start me derbi ndaj Shkupit….
Kamer Qaka: “Ky takim ka vlerën e njejtë si çdo ndeshje tjetër që me fitore të jep 3 pikë. Normal se derbi të jep motiv shtesë, bëhet fjalë edhe për rivalitet dhe e dijmë se tifozët vlerësojnë shumë këtë takim. Në qëndrimin tim të parë në Shkëndijë ekipi i Shkupit ishte prapa neve, vitin e kaluar kanë fituar titullin por unë mendoj se ne jemi ekip më cilësorë. Kjo që them duhet të dëshmohet në terren dhe të dielën do të dalim për të fituar.”
