Deklarata | Qatip Osmani flet pas barazimit me Sileksin

No image

Shkëndija ndalet me barazim 0:0 nga Sileksi në Tetovë në duelin e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Dominimi i kuqezinjëve për 90-të minuta nuk ka mjaftuar për të shënuar të paktën një herë, kështu që në fund barazimi 0:0 na distancon 5 pikë nga vendi i parë kur kanë mbetur edhe 4 xhiro deri në fund të sezonit. 

….barazojmë pas 6 fitoreve rresht….

Q. Osmani: “Rëndësia e lojës e bëri të veten që ne nuk luajtëm si duhet, veçanërisht në pjesën e parë. Kishim shumë shpraztira në mesin e fushës ku nuk ishte faji vetëm i mesfushorëve, por edhe i lojtarëve tjerë, posaçërisht lojtarëve që kanë detyrë të jenë aktiv në sulm. Në pjesën e dytë dominimi i plotë nga ne, krijuam disa raste por nuk arritëm të shënojmë dhe dolëm baraz, rezultat që sigurisht nuk na kënaq sepse pas serisë së fitoreve që kishim tash faktikisht bëjmë një hap mbrapa. Por megjithatë është e natyrshme të luftojmë deri në fund.“ 

….ngërç psiqik te skuadra?….

Q. Osmani: “Pas fitores me Bregallnicën u krijua një atmosferë që realisht na mbante shumë afër, 3 pikë nga kreu. Gjatë këtyre tre ditëve që kishim në dispozicion jemi munduar përmes bisedave ta heqim këtë ngarkesën psiqike që u krijua pas lojës me Bregallnicën dhe fatkeqësisht ngërçi u vërejt në lojë. Kishim disa veprime që nuk duhet të bëhen, thjesht emocionet futën lojtarët në kahje negative, që është shumë e rrezikshme për një ekip dhe kjo u reflektua edhe te ne.“

.4 ndeshje dhe 12 pikë deri në fund, mjaftojnë për rikuperim të negativës -5 pikë?….

Q. Osmani: “Jo 5 pikë, ne kemi qenë mbrapa me diferencë edhe më të madhe, por sërish kemi besuar. Sigurisht edhe tash do të besojmë derisa matematika na lejon. Janë në lojë edhe 12 pikë. Është fakt se ne nuk varemi më vetëm nga rezultatet tona, por mendoj se është e natyrshme të besojmë. Të fitojmë ndeshjet që na presin dhe të shohim si do ecin gjërat. Kjo është mënyra e vetme për ta kthyer ekipin.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME