Deklarata | Nuhiu komenton fitoren ndaj Sileksit

No image

Përballaj e sotme e fituar 3:1 ndaj Sileksit vlerësohet si ndeshja më e mirë e gjysmësezonit vjeshtor nga trajneri Ardian Nuhiu, që komplimenton skuadrën për interpretimin e duelit të xhiros së 18-të. Triumfi i 10-të sezonal erdhi me dy golat e Aganspahiçit dhe një realizimi të Totres, që bënë të pavlefshëm barazimin e pëkrohëshëm të Sileksit me penaltinë e Gjorgjievskit. 

…mbyllet viti me fitore…

Ardian Nuhiu: “Personalisht mendoj se kjo ishte ndeshja më e mirë në këto gjashtë muaj, pasi kishim gjithçka në kontroll. Filluam shumë mirë takimin dhe shkuam shumë shpejtë te goli. Pastaj u ndëshkuam nga një situatë kur për 5 minuta skuadra ndoshta kishte një ngërç, por shumë shpejt e tejkaluam dhe pastaj gjithçka kishim në kontroll qoftë në fazën e ndërtimit, organizimin e lojës apo edhe kompakt si grup. Pas golit të dytë kartoni i kuq na vështirësoi, por shpirti luftatak i grupi me shumë përgjegjësi në aspektin taktik mirë të vendosur, shkuam te goli i tretë dhe mendoj se me plotë meritë fituam takimin.”

…vlerësimi i gjysmësezonit…

Ardian Nuhiu: “Mendoj se ka qenë një gjysmëstinor mirë i punuar nga futbollistët, sepse gjithë kohën kemi qenë në garë me kundërshtarët. Mendoj se jemi nê rrugën e duhur, djemtë kanë bërë shumë punë, shoh progresin te skuadra. Jo rastësisht thuan se çdo trajneri të ri i duhet kohë dhe mendoj se gradualisht po vjen te skuadra ajo që idetë e mia te futbollistët mundohem ti përcjell në të gjitha format. Personalisht mendoj se edhe një fazë përgatitore me këta futbollistë, duke shtuar edhe ndonjë forcë shtesë, sepse e dimë krahas dy dëmtimeve nuk kemi pasur futbollistë mjaftueshëm, personalisht mendoj se do jetë një garë e ngushtë deri në fund, sepse po shofim një kampionat të rivalizuar si në kreun e tabelës, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.”

…e sheh Shkëndijën kampione në fund? …

Ardian Nuhiu: “Padyshim. Besoj fuqishëm sepse e njoh karakterin edhe futbollistëve edhe personalitetin e tyre. E di se do të përmirësohemi shumë, sepse në futboll gjithmonë ka hapsirë për më mirë. Këtyre futbollistëve në momentin që u shton dy-tre “koka” (përforcime) futbollistë cilësorë, padyshim se nuk do të jetë e lehtë sepse do të kemi përballë edhe kundërshtarë, por nuk e diskutoj aspak se do të arrijmë titullin kampion.”

Share Now

Related Post