Deklarata | Beqiri: Sot lëshuam dy pikë të vlefshme

No image

Barazimi 0:0 në transfertën me AP Brera në Turnovë të Strumicës ka lënë të pakënaqur trajnerin Jeton Beqiri, që kritikon ekipin për mungesë koncentrimi në momentet vendimtare te shanset e shumta të krijuara para portës vendase. Shkëndija dominoi dhe kishte shumë mundësi në 45 minutat e para, në të dytën Totre e Çinari u gjetën në shanse shënimi, derisa në fund rezikuam shumë kur në dy raste Brera u kërcënua seriozisht. 

…barazim në një ndeshje të dominuar…

Jeton Beqiri: “Ndeshje që patjetër duhej të fitohet dhe është një gabim i joni normalisht. Kishim dominim në pjesën e parë, kishim shumë raste që nuk i shfrytëzuam. Për hir të vërtetës edhe në pjesën e dytë deri ka minuta e 60-70 krijuam raste dhe kishim mundësi ta fitonim ndeshjen. Në fund shumë lehtë mund edhe të pranonim gol. Kuptojmë kjo ndeshje erdhi tre ditë pas duelit me Vardarin dhe freskia fizike nuk ishte në nivelin e duhur. Megjithatë ne krijuam shumë dhe duhej një nga ato rastet të paktën ta shfrytëzonim dhe pastaj ndeshja do merrte një kahje tjetër.”

…orari i përshtatshëm për 11 xhirot e fundit…

Jeton Beqiri: “Sinqerisht s’ka shumë rëndësi për mua orari. Për mua sot më shumë rëndësi kishin (dy) pikët që humbëm sot. Është një dështim i joni sot këtu dhe ne në qoftë se duam vendin e parë dhe të dalim kampion, këto ndeshje duhet t’i fitojmë. Për shkak se luajtëm në fushë relativisht të mirë dhe me një kundërshtar që luan lojë të hapur. Mundësi krijuam, por kur nuk shënon në 6 situata të pastërta pastaj mund të vjen edhe dënimi si që ndodh në futboll. Do luftojmë deri në fund, do e nisim këtë fazë të tretë me besim për të qenë më të suksesshëm se sa deri tani.”

Share Now

Related Post