Davor Taleski | Shkëndija – Voska Sport

No image

Rrethi i tretë i garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë nis të dielën me kuqezinjtë që si vendas presin Voska Sportin. Portieri Davor Taleski vlerëson ekipin nga Ohri, por beson se Shkëndija fiton çdo rival nga elita vendore nëse paraqitemi në lartësinë e duhur. Me Voskën si rival vjen Kostadin Zahov, për të cilin të gjithë gëzojmë respekt maksimal pas 8 viteve të kaluara në Shkëndijë. 

Dueli Shkëndija-Voska Sport luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.

….futemi në sprintin final me 11 “finale”….

Davor Taleski: “Mirë, mendoj se me pak fat në ndeshjet e kaluara, mendoj se kemi mundur të kemi katër fitore në katër ndeshjet e fundit në këtë raund të fundit si që thatë. Mirëpo tani nuk ka kohë të vuajmë për atë që ishte, duhet të shikojmë para dhe si që thatë kemi 11 “finale”, por patjetër të kemi, por patjetër të shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Tashmë të dielën na pret ndeshje e vështirë me Voskën në terrenin tonë ku patjetër të marrim tre pikët. .

….Voska Sport.….

Davor Taleski: “Mirë, Voska është skuadër cilësore dhe këtë sezon tabela tregon se asnjë kundërshtar nuk guxon ta nënçmosh. Mirëpo mendoj se më së shumti pyetemi ne dhe nëse ne do të jemi në nivel, mendoj se çdo skuadër mund ta mundim, nëse jemi në nivel si që thash. Të dielën bashkë me publikun tonë mendoj se nuk duhet të vihet në pyetje asgjë tjetër veç fitores.

….ekipi i denjë për titullin kampion.….

Davor Taleski: “Unë besoj fuqishëm së pari te bashkëlojtarët e mi, në gjithë ekipin. Besoj se mund të dalim kampion dhe se gjjthçka varret  nga ne. Normal jemi dy pikë mbrapa Strugës, mirëpo kjo nuk është asgjë. Si që e thatë kemi 11 ndeshje dhe nëse do të jemi maksimalisht të angazhuar, nëse punojmë me veten më shumë mendoj se kemi shanse të mira. Por akoma është larg të bisedohet konkretisht për kampion, pasi mendoj se më e mençur është të shkojmë nga ndeshja në ndeshje. Dhe vetëm ashtu mund të bëjmë sukses të madh.

….Zahov vjen si kundërshtar.….

Davor Taleski: “Fillimisht për Dino Zahovin patjetër të them se ishim kolegë të shkëlqyeshëm. Mund të them se është shembull për gjithë ne, si në aspekt profesional ashtu edhe në atë njerzor. Vërtet një njeri i shkëlqyeshëm dhe top portier. Por shpresoj për ndeshjen e të dielës fitues të jemi ne, pastaj normal shoqëria vazhdon.

Share Now

Related Post