Darka e fundvitit në KF Shkëndija

No image

Kuqezinjtë e mbyllin gjysmësezonin vjeshtor me darkë të përbashkët, pas çka skuadra shkoi në pushim. Cake votohet “Lojtari i Vitit” nga futbollistët, mirënjohje për Zahovin dhe punëtorët me 10 vite në klub. 

Shkëndija organizoi një darkë të bukur të fundvitit, ku përfaqësuesit e klubit, përfshirë futbollistë, staf teknik, administratë, trajnerë të akademisë dhe kryesi, morën pjesë në mbylljen e gjysmëstinorit vjeshtor. 


Në këtë mbrëmje u organizua votim përbrenda klubit dhe Klisman Cake mori çmimin “Lojtari më i mirë i vitit 2023” nga votimi i vetë lojtarëve dhe stafit. Ky ishte një nderë i merituar për kontributin e tij të shkëlqyeshëm në fushën e lojës gjatë vitit që lëmë las. Në të njëjtën kohë, klubi nderoi me mirënjohje punëtorët që kanë shërbyer me përkushtim për 10 vite prej kur klubi menaxhohet nga kompania Ecolog, shpërblim për përkushtimin dhe aftësinë e tyre të vazhdueshme në klub.

Mirënjohje e veçantë u dha për portierin Kostadin Zahov, duke e nderuar me “YEARS OF DEDICATION AWARD” për sezonin e 9-të që kalon me Shkëndijën. Dedikimi i tij i pandërprerë dhe kontributi në fushën e lojës është një frymëzim për gjithë klubin.

Këto momente të veçanta manifestojnë tendencën e kryesisë për ngritjen e frymës së bashkëpunimit dhe mirënjohjes në klub. Ndjekja e rrugës së suksesit vazhdon, dhe me një grup të përkushtuar, synojmë të jemi të gatshëm për sfidat e reja që na presin.



Share Now

Related Post