
Shkëndija të premten zhvilloi seancën e fundit stërvitore para përballjes të së shtunës me Horizont Turnovën, ndërsa me ekipin punoi edhe braziliani Carlinho Rech. Bëhet fjalë për futbollist që luan në repartin e mbrojtjes, 28 vjeçar korpulent me një lartësi prej 188 cm dhe me përvojë të konsiderueshme në futbollin brazilian. Rech vjen nga rradhët e Botafogos me të cilët ka zhvilluar disa sezone në kategorinë e dytë të futbollit në Brazil, ndërsa do të testohet disa ditë nga stafi teknik, para se të vendoset nëse ai apo francezi Diakite do të përforcojnë rradhët e Shkëndijës.
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply