Ardian Nuhiu | Voska – Shkëndija

No image

Shkëndija është gati për fillimin e sezonit të ri thotë trajneri i kuqezinjëve, Ardian  Nuhiu, i cili shpreson që skuadra të performojë në lartësinë e duhur në duelin me Voskën të dielë ora 17:00 në kuadër të xhiros së parë në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

….sezoni i ri….

Ardian Nuhiu: “Pa diskutim e shof skuadrën të gatshme. Pas asaj ndeshje (me Haverfordwest në Evropë) e cila na ka mërzitur të gjjthëve, kemi biseduar me futbollistët dhe patjetër atë dhimbje, atë mërzi ta kthejmë në motiv dhe duhet me patjetër ta fillojmë kampionatin mbarë.

….gara për kreun….

Ardian Nuhiu: “E dimë se do të jetë një kampionat i rivalizuar sepse gjithë skuadrat realisht kanë objektivin e vet, por edhe kanë lëvizur në merkato mjaftueshëm.

….Voska Sport….

Ardian Nuhiu“Ekipi që do kemi përballë nesër ka qenë shumë aktiv në merkato, por ne si trajnerë, si staf kemi analizuar kundërshtarin, kemi gjetur materiale dhe kemi përgatitur në maksimum skuadrën tonë. Kundërshtari është analizuar si në aspektin kolektiv, si funksiojnë si grup, por edhe në aspektin individual sepse kanë mjaftueshëm futbollistë të ri të cilët janë të panjohur për kampionatin tonë. Mirëpo kemi sjellë mjaftueshëm material tek skuadra jonë. Të mbyllim pikat e tyre të forta, por pa diskutim se më tepër do të koncentrohemi për të shfrytëzuar vlerat apo cilësinë e skuadrës tonë që të dalim nga kjo ndeshje si fitues.”

Share Now

Related Post