Anulohet Ohri, Shkëndija vazhdon në Tetovë

No image

Të reshurat e borës dhe moti i ftohtë që ka kapluar vendin ka bërë që Shkëndija të ndryshojë planin e përgatitjeve, duke anuluar qëndrimin e paraparë një javor në Ohër. ‘Kuqezinjtë’ do të përgatiten në Tetovë, ndërsa Ohrin do e vizitojnë shkurtë të mërkurën kur do të zhvillohet kontrolluesja me Pelisterin.

ts-13012017

Shkëndija ndryshon pjesërisht planin e fazës së parë përgatitore, pasi kushtet atmosferike imponojnë që ekipi të anulojë qëndrimin e paraparë disa ditorë në Ohër. Për shkak të motit të ftohtë dhe tereneve të mbuluara me borë stafi teknik ka vlerësuar se më mirë është ekipi të vazhdojë të punojë në ambient të mbyllur në palestër, ndërsa në Ohër do të shkohet vetëm të martën në mbrëmje, pasi të mërkurën (18 janar) do të zhvillohet përballja e parë testuese me Pelisterin e Manastirit.
ts-01132017-2

 

ts-01132017-3

Pas ndeshjes në fjalë ekipi rikthehet në Tetovë, ku do të vazhdojë punën deri më 21 janar kur ekspedita transferohet në Antalia të Turqisë për fazën e dytë dhe kryesore të përgatitjeve, ku mes tjerash janë paraparë edhe katër ndeshje kontrolluese.

ts13012017