‘Kuqezinjtë’ vazhdojnë me seancat stërvitore në Tetovë

No image

Futbollistët ‘kuqezi’ tani më pesë ditë janë duke realizuar plan-programin e përgatitjeve dimërore. Pas ekzaminimeve të dy ditëve të para, tani më shefi i ri i stafit teknik, Tomas Brdariç ka nisur të realizojë planin e tij, megjithëse të ndryshuar dhe adaptuar për në palestër si pasojë e motit të ftohtë dhe borës që ka mbuluar terenet.

Në skuadër ndjehet një klimë pozitive dhe deri tani futbollistët me profesionalizëm maksimal realizojnë detyrat që u jep stafi teknik.