Reshat Ramadani: “Na presin tre takime vendimtare, por i marrim ndeshjet një nga një”

No image

“Tani mendojmë vetëm për Akademia PandevinKemi punuar mirë këto ditë dhe besoj se do të perforojmë në nivelin e dëshiruar për të fituar ndeshjen”, shprehet mes tjerash, Reshat Ramadani.

Shkëndija është para tre ndeshjeve shumë të rëndësishme. Akademia Pandev, Shkupi dhe Struga Trim&Lum janë rivalët e kuqezinjëve në harkun kohor prej 7-të ditëve. Duke filluar nga e diela (6 nëntor) dy ndeshjet kampionale me A. Pandev dhe Struga T&L, kanë në mes takimin e 1/4 së finales së Kupës me Shkupin në Çair. 

Bëhet fjalë për tre takime shumë të rëndësishme për ecurinë e skuadrës, por mesfushori i ri Reshat Ramadani thotë se skuadra i merr ndeshjet një nga një dhe në këtë drejtim gjithë vëmendja është ka takimi i të dielës me Akademia Pandevin në Tetovë. 

Si po afrohet fundi i gjysmësezonit vjeshtor, hyjmë në seri të ndeshjeve të vështira dhe ne si Shkëndijë duam të fitojmë çdo përballje. Mirëpo duam koncentrim dhe për këtë ndeshjet duhet t’i marrim një nga një. Në këtë drejtim, tani mendojmë vetëm për Akademia Pandevin”, shprehet më i riu i vëllezërve Ramadani, 19-të vjeçari Reshati.

“Forma e dobët e Akademia Pandevit nuk na gënjen. Nuk duam të lejojmë befasi dhe për këtë ne respektojmë këtë ndeshje si çdo ndeshje tjetër. Kemi punuar mirë këto ditë dhe besoj se do të perforojmë në nivelin e dëshiruar për të fituar ndeshjen”, përfundoi Reshat Ramadani.

Shkëndija të shtunën në orën 10:00 në program ka seancën e fundit stërvitore para duelit të së dielës me Akademia Pandevin.

Tags

Share Now