Kuqezinjtë presin NŠ Mura në duelin e xhiros së parë eliminatore të UEFA Champions League, në duelin që luhet të martën në Shkup.
Detajet e ndeshjes:
- E martë, 6 korrik
- Raundi i parë eliminatorë i Champions League
- Stadiumi “Todor Proeski” në Shkup
- 🆚 Mura | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 3
Opinioni:
Murati: “NS Mura është ekip shumë i mirë, i kemi analizuar gjatë punës me stafin teknik. Mendoj se edhe ne si ekip jemi shumë të mirë dhe goxha të motivuar për ta kaluar Murën. Do të jetë e vështirë, por s’është ekip që nuk kalohet duke ditur se kemi luajtur me skuadra shumë më të forta se Mura”.
Të rejat në skuadër:
Bruno Dita është shqetësimi i vetëm serioz për shefin e stafit teknik, Ernest Gjoka, me mesfushorin që ka ushtruar me intensitet të plotë në seancën e fundit stërvitore dhe do të gjendet në pankinë në rast të nevojës për aktivizim. Mbrojtësi Leard Sadriu mbetet jashta kombinimit shkaku i dëmtimit.
Kundërshtari:
NŠ Mura
Pozita momentale: Kampion i Sllovenisë
Ecuria: Në fazën përgatitore Mura ka luajtur 5 ndeshje kontrolluese, duke fituar 3:1 vetëm duelin me St. Anna nga Austria. Janë mundur dy herë nga 4:0 nga Dinamo Zagrebi dhe Rostov, ndërsa kanë barazuar me ekipet serbe Partizan (2:2) dhe Vojvodina (1:1).
🆚 Mura | ⏱ 20:00 | 📺 Super Sport 3