Zhvillohet kontrolluesja Shkëndija-Prishtina

No image

Pauza ndërkombëtare e kampionateve vendore krijoi hapsirë për zhvillimin e takimeve kontrolluese dhe Shkëndija e shfrytëzoi këtë për një sfidë vëllazërore me Prishtinën.

Ndeshja u mbyll me rezultat 1:2 për mysafirët në një duel që dy stafeve teknike u hyri shumë në punë për të testuar futbollistët që kanë në dispozicion, e që sfidat kampionale nën presionin e rezultatit nuk japin shumë mundësi për diçka të tillë.
Pjesa e parë u karakterizua me lojë të hapur dhe raste shënimi nga të dyja palët, por i vetmi që gjeti rrjetën në 45 minutat e para ishte Krasniqi, i cili në minutën e 29-të me goditje precize nga jashta zonës shënoi për epërsi 1:0 për Prishtinën.

Fraksioni i dyti vazhdoi me imazhe të njejta, me trajnerët që shfrytëzuan mundësinë të testojnë më shumë futbollistë. Ndryshimi i rradhës erdhi në minutën e 69-të kur Ahmeti nga penaltia çoi shifrat në 2:0 për miqtë. Shkëndija u përgjigj me disa aksione, para se në minutën e 81-t i riu Dashmir Elezi të shënojë super gol për zbutje të rezultatit në 1:2.

Deri në fund kuqezinjtë kërkuan barazimin, por përkundër disa mundësive për gol ndryshim nuk pati dhe miqësorja u mbyll me fitore minimale të Prishtinës.

SHKËNDIJA-PRISHTINA 1:2 (0:1)
Stadiumi i qytetit në Tetovë
Golashënues:
 Elezi 81′ (Shkëndija), Krasniqi 29’ dhe Ahmeti 69′ (Prishtina)
SHKËNDIJA: Zahov, Neziri, Dallku, Çeshmexhiev, Merxhani, Shefiti, Husmani, Berisha, Nafiu, B. Ibraimi (c), Fazli.
Luajtën edhe: Rexhepi, Totre, Beqiri, Gashi, Fetai, Rexhepi, Elezi, B. Rexhepi.
Trajner: Ernest Gjoka
PRISHTINA: Haxho, Thaqi, Miftaraj, Haliti, Bardhoku, Boshnjaku, Hila, Krasniqi, Abazi, Korenica, Januzi.
Luajtën edhe: Muriqi, Ibrahimi, Xhaka, Vitija, Ahmeti, Çitaku, Uka, Selimi, Jashari, Ramadani, Ahmeti, Bajgora.
Trajner: Armend Dallku

Share Now

Related Post