Xhiroja e 7-të: Skopje-Shkëndija

No image

Lideri përballë vendit të fundit gjithmonë duket favorit, mirëpo Shkëndija në asnjë moment nuk nënçmon rivalët. Kreu i tabelës mbrohet vetëm me fitore dhe “kuqezinjtë” pretendojnë tre pikët e rradhës të dielën në transfertën me Skopjen në Autokomandë të Shkupit.

Xhiroja e 7-të e Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë për Shkëndijën sjell sfidën e rradhës në terren mysafir përballë Skopjes. Takimi me anëtarin e ri të elitës vendore pritet me seriozitet maksimal, pasi objektivi për marrjen e tre pikëve kërkon qasje serioze. Shkëndija do të ndeshet me Skopjen pas 6-të viteve, pasi hera e fundit që luanin në kategori të njejtë daton nga sezoni 2010/2011 kur “kuqezinjtë” fituan titullin e kampionit, ndërsa shkupjanët u larguan nga Liga e Parë. Shkëndija asnjëherë nuk ka humbur nga Skopje në një duel zyrtar në elitën e futbollit vendor, ndërsa interesant është fakti se në përballjen e fundit në stadiumin në Autokomandë më 16 prill 2011 ndeshja përfundonte 2:2, ndërsa dy golat për Shkëndijën i kishte realizuar i rikthyeri i kësaj vere, Izair Emini.

FOTOGALERIA E STËRVITJES

Tani më pas gjashtë viteve pasojnë duele të reja, ndërsa ashtu si herën e fundit Shkëndija sërish lufton për titullin e kampionit. Fakti që Skopje mban vendin e fundit në renditje nuk bën ndonjë përshtypje se pason ndeshje e lehtë, pasi ky takim si gjithë tjerët shihet me respekt maksimal. Me një formë në ngritje në dy duelet e fundit kampionale ku skuadra manifestoi efikasitet të lartë, skuadra beson të ruajë rritmin edhe në sfidat që pasojnë. Stafi teknik ka punuar në rikuperimin e futbollistëve pas rritmit të ngjeshur dhe në seancat stërvitore gëzon reflektimi pozitiv i skuadrës.
Gardiani Kostadin Zahov që falë paraqitjes të sigurtë të ekipit në sfidën e fundit ishte vetëm spektatorë, mirëpo tani i vetëdishëm se do të ketë më shumë punë beson në një tjetër rendiment të suksesshëm.

Përballja Skopje-Shkëndija luhet të dilën në stadiumin në Autokomandë të Shkupit me fillim në orën 15:30.