Vëmendja kthehet kah sfida e kthimit me Daçian

No image

“Kuqezinjtë” kanë zhvilluar sot dy seanca stërvitore në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e kthimit me Daçian në Moldavi. 


FOTOGALERIA E PLOTË

 

Pas një dite të lirë të përzgjedhurit e Qatip Osmanit kanë kthyer vëmendjen kah takimi i dytë me Daçian në Moldavi, në kuadër të revanshit të raundit të parë eliminator të Liga Evropës. Fitorja 3:0 dhe paraqitja bindëse kanë ngritur edhe më shumë atmosferën në skuadër, mirëpo futbollistët duken të bindur për të shkuar në Moldavi në kërkim të një tjetër performanse pozitive përmes së cilës do të kërkohet kualifikimi në raundin e dytë në Liga Evropa. Shkëndija të hënën do të stërvitet në Reçicë në orën 18:00, ndërsa të martën në mëngjes udhëton drejt Moldavisë, ku të enjten do të zhvillojë takimin e kthimit me Daçian.