Titullarët në rikuperim, pjesa tjetër stërvitje

No image

Një ditë pas fitores 2:0 kundër Sileksit, stafi teknik ka grumbulluar ekipin duke analizuar lojën, ndërsa menjëherë më pas ekipi ka dalë në teren i ndarë në dy grupe. Futbollistët që ishin titullar kundër Sileksit kishin rekuperim, ndërsa pjesa tjetër e ekipit zhvilloi seancë të rregullt stërvitore. Të martën futbollistët kanë ditë të lirë, ndërsa nga e mërkura vazhdojnë përgatitjet për ndeshjen e ardhshme kampionale.