Të rejat në skuadër para Renovës

No image

Kuqezinjtë kundër Renovës në dyshim kanë aktivizimin e Alimit, Zahovit dhe Nafiut.

Shkëndija me seri prej 4 fitoreve kërkon vazhdimësi në kampionat dhe të dielën në duelin e fundit të rrethit të tretë përballet me Renovën. Pas fitores të së mërkurës me A. Pandev ekipi të enjten kishte ditë të lirë, ndërsa sot vazhdoi puna për sfidën e rradhës. Në seancën e sotme stërvitore munguan kapiteni Armend Alimi, portieri Kostadin Zahov dhe sulmuesi Valmir Nafiu, të tre të dëmtuar të mërkurën në Strumicë dhe aktivizimi i tyre kundër Renovës është në pikëpyetje.

 

Alimi zgjati kofshën e këmbës dhe si pasojë u zëvendësua, Zahov 10-të minutat e fundit me A. Pandev i luajti me dhimbje të mëdha pasi lëndoi shpatullën e djathtë, ndërsa pas një starti më të ashpër në dhimbje të kyçit të këmbës ankohet Nafiu. Të shtunën pas stërvitjes së fundit stafi teknik dhe ekipi mjekësorë do të vendosin për aktivizimin e tyre kundër Renovës