Të martën press para startit të gjysmësezonit pranveror

No image

Trajneri Osmani dhe kapiteni Hasani të martën në do të paraqiten para mediave për të folur për pritjet e skuadrës në gjysmësezonin pranveror në LPFM.

Shkëndija me optimizëm pret vazhdimin e garave në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë që nisin të mërkurën me ndeshjet e xhiros së 19-të. Pritjet e kuqezinjëve janë të mëdha dhe në përputhje me interesin që zgjon ndeshja e parë zyrtare në vitin 2018 përballë Vardarit, të martën (13.02.2018) organizohet konferencë për shtyp. Takimi me gazetarë do të mbahet në zyrat e klubit në qendër të Tetovës me fillim në orën 13:00, ndërsa në të njëjtin do të marrin pjesë shefi i stafit teknik, Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani.
Përballja Shkëndija-Vardari luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00.