Të karikuar për sfidën me Vardarin

KF Shkëndija ka hyrë në fazën përfundimtare të përgatitjeve për takimin e xhiros së 9-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut të shtunën kundër Vardarit në Tetovë.

Ekipi ka punuar intenzivisht nën urdhërat e ushtruesit e detyrës së trajnerit, Erhan Selimi dhe lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi në stërvitje i Egzon Bejtullait dhe portierit Kostadin Zahov.

Mbrojtësi reprezentues ushtron me ngarkesë të plotë, që nënkupton se ka lënë pas dëmtimin e kyçit të këmbës që bëri të humbiste dy takimet e kaluara në transfertat me Vardarin në Kupë dhe Shkupin në kampionat. E njejta vlen edhe për gardianin që ka lënë pas shqetësimet që ndjente në kofshën e këmbës. I vetmi që punon ndaras prej ekipit shkaku i lëndimit është Zija Merxhani, i cili sipas të gjithë gjasave sërish do të mbetet jashta konkurimit për lojë.
7

Shkëndija të premten zhvillon seancën e fundit stërvitore para takimit të xhiros së 9-të, ndërsa të shtunën në orën 15:00 në Tetovë pret Vardarin.

 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME