Shkëndija U19 mund Mak.Gj.P. për 45 minuta

Shkëndija U19 fiton 1:3 në fushë të Makedonija Gj.P. dhe vazhdon sigurtë rrugën drejt titullit të kampionit. Rexhepi, Rasimi dhe Luma sjellin tre pikët e rradhës.

Shpresat e Shkëndijës zgjidhin dilemat e xhiros së 20-të pas vetëm 45 minutave të para. Besart Rexhepi në minutën e 16-të dhe Alban Rasimi në të 25-të shënuan gola për epërsi 0:2 të kuqezinjëve. Vendasit shkurtuan diferencën në minutën e 32-të me anë të Gegovskit, mirëpo vetëm pesë minuta më vonë Ensar Luma rikthen epërsinë prej dy golave, duke realizuar për 1:3. Ky ishte rezultati i pjesës së parë, ndërsa në të dytën e gjitha që duhej të bëjnë djemtë e trajnerit Bekim Osmani ishte të menaxhojnë lojën, duke rëmbyer në fund fitoren e rradhës dhe tre pikë me të cilat shkojnë më afër titullit të kampionit.

LEXO: U18: FITORE ME PËRMBYSJE NË FUSHË TË MAK.GJ.P.

MAKEDONIJA GJ.P. U19-SHKËNDIJA U19 1:3 (1:3)
Golashënues: 0:1 Besart Rexhepi 16’, 0:2 Alban Rasimi 25′, 1:2 Mihail Gegovski 32’, 1:3 Ensar Luma 37’
SHKËNDIJA U19: Zeqiri, Osmani, Mislimi, Aliu, Beqiri, Ibraimi, Luma, Rexhepi, Rasimi, Ramadani, Aliti.
Luajtën edhe: Loki, Gafur, Demiri, Tairi, Mehmedi
Trajner: Bekim Osmani

Share Now

Related Post