U18: Fitore me përmbysje në fushë të Mak.Gj.P.

Një pjesë e dytë e shkëlqyeshme në të cilën u shënuan 5 gola i ka dhënë skuadrës U18 të Shkëndijës fitore 5:1 në transfertën me Makedonija Gj.P. në Shkup.

Shkëndija U18 të mërkurën solli performansë të çuditshme kur negativën 1:0 nga pjesa e parë në fushë të Makedonija Gj.P. e ktheu në fitore bindëse 5:1 në fund të takimit. Djemtë e trajnerit Imeri edhe pse u munduan të kontrollojnë ndeshjen, panë veten në disavantazh në minutën e 35-të kur vendasit shënuan me anë të Sefer Eminit. 1:0 ishte rezultati i pjesës së parë dhe ky fakt paralajmëronte ofenzivë të kuqezinjëve në vazhdim. Por askush nuk e kishte pritur se pas pjesës së parë ters, në të dytën do të shënoheshin pesë gola në rrjetën vendase. Vetëm pas 10-të minuta lojë në pjesën e dytë, Ediz Spahiu solli barazim 1:1. Një minutë më vonë Miran Memishi kompleton përmbysjen duke realizuar për 1:2. Shkëndija vazhdoi lojën e vrullshme dhe në miutën e 60-të Albin Ramadani solli golin e tretë për kuqezinjtë. Ediz Spahiu në minutën e 65-të gjeti golin e dytë personal në këtë ndeshje për epërsi 1:4, ndërsa rezultatin final Makedonija Gj.P. 1, Shkëndija 5 e vendosi Genc Gashi në minutën e 75-të.

MAKEDONIJA GJ.P. U18-SHKËNDIJA U18 1:5 (1:0)
Golashënues: 1:0 Sefer Emini 35’, 1:1 Ediz Spahiu 55’, 1:2 Miran Memishi, 1:3 Albin Ramadani 60’, 1:4 Ediz Spahiu 65’, 1:5 Genc Gashi 75’.
SHKËNDIJA U18: Abazi, Mustafa, Rexhepi, Ramiq, Karimani, Alb. Ramadani, Memishi, Shahini, Bakija, Gashi, Spahiu.
Luajtën edhe: Jakupi, Adh. Ramadani, Sinani, A. Ramadani, R. Ramadani, Arsllani dhe Mehdiji.
Trajner: Berat Imeri

Share Now

Related Post