Shkëndija me tre çmime në ceremoninë e FFM-së

No image

Federata e futbollit të Maqedonisë së Veriut organizoi ceremoninë për ndarjen e çmimeve për më të mirët e sezonit 2018/2019 në të cilën KF Shkëndija doli fituese në tre kategori.


Ish-mbrojtësi kuqezi, Visar Musliu falë paraqitjeve me fanellën tonë në rrugën drejt titullit të dytë me rradhë kampion i Maqedonisë së Veriut “rëmbeu” çmimin kryesor “Futbollisti më i mirë i vitit në LPFM”.
Dominimi në garat me moshat kuqezinjëve u solli epitetin “Ekipi më i mirë te kategoritë e reja”, ndërsa Florent Ramadani ishte fitues i çmimit “Golashënuesi më i mirë te kategoritë e reja” falë 38 realizimeve sezonin e shkuar (34 gola në kampionat dhe 4 në Kupë).

Share Now

Related Post