Shkëndija kundër Renovës në gjysmëfinalen e Kupës

No image

Kuqezinjtë do të përballen me Renovën në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë. Kështu vendosi shorti i hedhur sot në hapsirat e Federatës së futbollit të Maqedonisë që caktoi Renovën si rival ndaj së cilës në dy ndeshje do të diskutohet kualifikimi për në finalen e madhe.
Ndeshja e parë do të luhet më 14 mars dhe kuqezinjtë do të kenë cilësinë e vendasit, ndërsa takimi i kthimit është caktuar për datën 11 prill.