Shkëndija-Dacia, të martën dalin në shitje biletat

No image

Ndeshja e parë e sivjetshme në Liga Evropa do të shihet për 200 denarë. Biletat në treg nga e marta.

Ndeshja e parë e eliminatoreve për Liga Evropa ndërmjet Shkëndijës dhe Daçias nga Moldavia do të mund të shihet për 200 denarë. Biletat do të dalin në treg nga dita e martë (27.06.2017) në orën 10:00. Të njejtat do të mund të sigurohen në Fanshopin e klubit në qendër të Tetovës dhe online përmes rrjetit Mktickets. Ditën e ndeshjes do të shiten vetëm në pikat shitëse te stadiumi “Mlladost” në Strumicë.


Përballja Shkëndija-Daçia luhet të enjten në Strumicë me fillim në orën 18:00.