Shkëndija akomodohet në Milano

No image

Skuadra “kuqezi” tani më gjendet në qytetin e modës në Itali ku të enjten përballet me Milanin në takimin e parë të play offit të UEFA Europa League. Pas fluturimit të rehatshëm futbollistët janë akomoduar në “Melia Hotels & Resorts”. Të mërkurën para dite është paraparë brifing me gazetarët në hotelin ku qëndron skuadra, ndërsa pas dite në program është konferenca për shyp dhe seanca stërvitore zyrtare në stadiumin San Siro.