“Kuqezinjtë” zhvillojnë seancën e fundit para udhëtimit drejt Milanos

No image

Skuadra sot në mëngjes ka zhvilluar seancë stërvitore në stadiumin e qytetit në Tetovë para udhëtimit drejt Italisë. Në atmosferë pozitive por me qasje shumë serioze e profesionale futbollistët kanë mbyllur përgatitjet e parapara për këtë periudhë, ndërsa para takimit do të zhvillohet edhe një seancë në San Siro të Milanos. Pas stërvitjes së sotme skuadra është nisur drejt Italisë ku pritet të zbarkojë në orët e pasditës.