REACTION | Ibraimi: I lumtur për golat, por me rëndësi të kualifikohemi  

No image

Sulmuesi kërçovar realizon tre golëshin e parë personal në Kupat e Evropës, ndërsa bëhet lojtari i parë i Shkëndijës që prek një arritje të tillë në Evropë.

 Besart Ibraimi me tre golat e shënuar ishte më meritori për fitoren 3:1 të Shkëndijës kundër HJK Helsinkit në takimin e parë të raundit të dytë në UEFA Europa League.

Ai bëhet futbollisti i parë i Shkëndijës që realizon hat-trik në një ndeshje evropiane, ndërsa edhe personalisht arrin për herë të parë një gjë të tillë në garat ndërkombëtare. Ibraimi pas ndeshjes nuk ka fshehur kënaqësinë për këtë arritje, mirëpo në plan të parë vendos suksesin ekipor, duke shpresuar që skuadra të arrijë kualifikimin në raundin e tretë. ​