PREVIEW | Shkëndija vs Vardari

No image

Shkëndija të mërkurën kërkon kualifikim në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë kur me barazim 2:2 nga ndeshja e parë pret Vardarin.

Kuqezinjtë mbeten aktiv edhe në mesjavë kur në program do të jenë duelet e kthimit të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut. Ndeshja e parë në Shkup u mbyll me barazim 2:2 dhe tani skuadrat hyjnë në betejën e dytë që do të përcaktojë udhëtuesin për në fazën e ardhshme. Pas duelit të fundjavës me Makedonija Gj.P. në Shkup, stafi teknik dhe futbollistët kanë kthyer vëmendjen ka takimi i Kupës.

Të rejat në skuadër
Egzon Bejtullai mund të jetë mungesa e madhe për Shkëndijën, pasi humbi stërvitjen e ditës së martë shkaku i dëmtimit të pësuar të dielën kundër Makedonija Gj.P.. Mbrojtësi qendror mbetet në dyshim deri pak para fillimit të takimit, kur stafi teknik në bashkëpunim me ekipin mjekësorë do të marrin vendim nëse lojtari do të jetë i gatshëm për lojë.

Të drejtë loje ka sulmuesi i rikthyer, Samir Fazli për të cilin stafi teknik do të vendos nëse do të përfshihet në listën e lojtarëve që do të konkurojnë për lojë kundër Vardarit. Shkaku i lëndimit jashta kombinimit mbetet Zija Merxhani.

 

Kundërshtari
Dueli i të mërkurës në Tetovë përplas dy ekipet që diskutojnë titullin e kampionit në 6-të vitet e fundit. Shkëndija është ekipi që dominon skenën vendore dy vitet e fundit dhe pavarësisht rezultateve jo të pritura në fillim të sezonit aktual, skuadra sërish kërkon kreun. Në kuadër të Kupës dominimi i plotë është për Shkëndijën që ka eliminuar Vardarin katër herë nga pesë përplasje të luajtura mes dy rivalëve. Kjo do të jetë hera e 6-të në 8-të vitet e fundit që në kuadër të fazës së eliminimit në Kupë ndeshen rivalët për titull.

Dueli i kthimit i 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë së Veriut ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit zhvillohet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:30.