Preview: Shkëndija vs Pobeda

Kuqezinjtë kërkojnë të mbrojnë trofeun e Kupës së Maqedonisë dhe të mërkurën kundër Pobedës në Tetovë zhvillojnë takimin e parë të çerekfinales.

Seria pozitive prej katër fitoreve të njëpasnjëshme në kampionat ka ngjitur skuadrën në kreun e tabelës dhe futbollistët kuqezi me atmosferë të shkëlqyeshme kthejnë vëmendjen ka Kupa e Maqedonisë. Orari i ngjeshur detyron stafin teknik të ketë kujdes në menaxhimin e forcës fizike të futbollistëve dhe pas triumfit të fundit ndaj Shkupit ekipi të hënën ka punuar në rikuperim, ndërsa sot vëmendje i’u kushtua përgatitjes tekniko-taktike. Shkëndija pret mbeshtetje nga publiku në kërkim të rezultatit sa më pozitiv para ndeshjes së kthimit në transfertë.

Të rejat në skuadër
Nëse rezultatet janë pjesa pozitive, në skuadër brengosin dëmtimet. Shkaku i shqetësimeve me lëndimet sërish jashta kombinimit mbesin Besart Ibraimi dhe Stenio Junior, ndërsa në listë përfshihet Kostadin Çeshmexhiev që mungoi disa ndeshje pas dëmtimit të krahërorit në takimin e kthimit me Kit-Go.

Kundërshtari
Pas Kozhufit të Gjevgjelisë (1/16 e finales fitore 2:0) dhe Kit-Go nga Pehçeva (1/8 e finales, fitore 2:0 në Tetovë dhe 5:0 në transfertë) skuadra e Pobedës është rivali i parë nga elita e futbollit në kuadër të këtij edicioni të Kupës. E njejta situatë edhe për ekipin nga Prilepi që në dy raundet paraprake u përball me kundërshtarë nga Liga e Dytë. Në start të garave Pobeda fitoi 2:1 si mysafire e Struga Trim Lum, ndërsa dy herë mundën Gostivarin në 1/8 e finales (2:1 dhe 4:1). Çerekfinalja e parë i vendos përballë Shkëndijës në Tetovë, aty ku këtë kampanjë janë skuadra e vetme që kanë mundur të fitojnë kuqezinjtë (Pobeda fitonte 2:0 në kuadër të xhiros së 7-të në LPFM).

Ndeshja e parë e çerekfinales së Kupë së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Pobedës luhet të mëkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 13:00.

➡️ MaYa.mk
Share Now

Related Post