PREVIEW | Shkëndija vs F91 Dudelange 

Shkëndija të martën nga ora 17:55 kërkon rezultat pozitiv përballë F91 Dudelange nga Luksemburgu në raundin e dytë eliminatorë të UEFA Europa League.

Kampioni i Luksemburgut është rivali i rradhës europian i Shkëndijës me të cilët kuqezinjtë ndeshen në kuadër të xhiros së dytë eliminatore të UEFA Europa League. Trajneri Qatip Osmani me futbollistët realizuan seancën e fundit stërvitore, duke mbyllur përgatitjet për takimin e rradhës europian.

Të rejat në skuadër
Kuqezinjtë sfidën e parë me Dudelange e presin me formacion të plotë dhe trajneri Osmani mund të zgjedh formacionin ideal të momentit. Stenio Junior është rikuperuar plotësisht dhe pasi luajti në pjesën e dytë me Nomme Kaljun tashmë konkuron për formacion, ndërsa e njejta situatë edhe me Juan Felipen që ka përmirësuar dukshëm performansën fizike.

Kundërshtari
F91 Dudelange është formuar në vitin 1991 dhe deri tani kanë fituar 12 herë titullin e kampionit në Luksemburg dhe 7 herë Kupën nacionale. Bëhet fjalë për ekipin e parë nga Luksemburgu që ka prekur fazën e grupeve të një kompeticioni europian, pasi vitin e kaluar hynë në gupet e UEFA Europa League, duke kaluar në eliminatore skuadra si Drita e Gjilanit,  Legia e Varshavës dhe Kluzhi i Romanisë. Këtë vit ishin me ambicie të mëdha në Champions, mirëpo u eliminuan shkaku i golave në transfertë që në xhiron e parë pas dy barazimeve (2:2 dhe 1:1) me Valleta-n e Maltës.

Sfida Shkëndija-F91 Dudelange zhvillohet të martën në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, me fillim në orën 17:55.

Share Now

Related Post