Press para ndeshjes AC Milan vs KF Shkëndija

No image

Milani është favorit, por Shkëndija në San Siro nuk ka ardhur për turizëm dhe do të kërkojë shanset për befasi, sa do që ato të duken minimale. Kështu janë shprehur trajneri Qatip Osmani dhe kapiteni Ferhan Hasani para gazetarëve në konferencën për shtyp në San Siro para duelit të parë të play offit të UEFA Europa League të enjten kundër Milanit. Shkëndija nuk ka çka të humb në këto duele dhe do të kërkojë prezantim dinjitoz përballë gjigandit italian pa ndonjë presion të theksuar psikologjik.