Përleshjen mes ‘Varvarëve’ dhe ‘Ballistëve’ e nxitën ‘Varvarët’

No image

Na vjen keq që kjo po ndodh pikërisht në një periudhë kur ne si klub së bashku me tifozët tanë angazhohemi maksimalisht për sjelljen e një fryme të re në tribunat e stadiumeve të vendit, duke treguar maturi dhe mbështetje dinjitoze e të civilizuar për skuadrën tonë.

Duke dashur që ky të ishte incidenti i fundit mes tifo-grupeve, KF Shkëndija shpreh keqardhje dhe kërkon përgjegjësi për përplasjen mes tifo-grupeve, ‘Varvarët’ nga Mali i Zi dhe ‘Ballistët’ nga Tetova. Përleshja ka ndodhur dje (21 Shkurt, 2016) në një lokacion mes Gostivarit e Kërçovës, te qafëmali i Strazhës ku për pasojë mbetën të lënduar tifozë nga të dyja palët si dhe autobusë të dëmtuar. ‘Varvarët’, po udhëtonin nga Mali i Zi drejt Shkupit për të mbështetur skuadrën e tyre të volejbollit ‘Buduçnost’ ndërsa ‘Ballistët’ po udhëtonin nga Tetova drejt Kërçovës për të mbështetur skuadrën e futbollit ‘Shkëndija’. Futbollistët e Shkëndijës që po udhëtonin me autobusin e Klubit por edhe tifozë që udhëtonin me vetuarat e tyre për ta ndjekur ndeshjen në Kërçovë, rrëfejnë për provokime të ndryshme të ndodhura në Strazhë nga ana e ‘Varvarëve’. Ata madje kishin provokuar edhe me ngritjen e tre gishtërinjve (shenjë kjo e hordhive çetnike). Më e keqja ndodh kur Varvarët sapo nisen nga pauza në Strazhë, ndalojnë autobusin e tyre në një parking anësh rrugës dhe këtu, si nga prita i sulmojnë me gurë autobusët e tifozëve të Shkëndijës, ‘Ballistët’. Autobusët tanë me xhama të thyer nuk ndalojnë, ata vazhdojnë rrugën për ta shmangur më të keqen por gjithësesi i lajmërojnë autobusët tjerë prapa tyre, gjithashtu përplot me Ballistë. Këtu provokimi i Varvarëve arrin kulmin, madje jo provokim por tashmë sulm i tyre ndaj Ballistëve, dhe këtu nis përleshja mes dy grupeve ku më së keqi e pësojnë ‘Varvarët’. Po e përsërisim keqardhjen tonë për pasojat por ne nuk arrijmë ta kuptojmë as egërsinë e Varvarëve as guximin e tyre kaq të tepruar. Keni ardhur si miq në një vend të huaj dhe doni t’i rrihni njerëzit atje?! Gjithkush e di se tifo-grupet janë shpesh me emocione dhe paksa të shfrenuar por të jenë kaq joracional me sjellje e veprime krejtësisht nonsens, këtë s’mund ta përceptojmë. Ne njëkohësisht shprehim çudi se si u lanë këta tifo-grupe të qarkullojnë nëpër rrugët tona pa përcjellje të organeve të sigurisë. Pastaj mbetet dilema se si e kishin kaluar Varvarët në pikën tonë kufitare gjithë atë arsenal objektesh sulmuese si shkopinjë bejsbolli, shufra hekuri dhe mjete tjera me të cilat i sulmuan autobuzët e mbështetësve tanë?!

Nga organet kompetente, kërkojmë të hetohet kjo ngjarje e shëmtuar dhe fajtorët të vihen para drejtësisë. Gjithashtu, kërkojmë nivel përgjegjësie nga organet e rruajtjes së rendit në mënyrë që në të ardhmen të merren masat e duhura/racionale preventive për shmangien e incidenteve të këtilla.
Na vjen keq që kjo po ndodh pikërisht në një periudhë kur ne si klub së bashku me tifozët tanë angazhohemi maksimalisht për sjelljen e një fryme të re në tribunat e stadiumeve të vendit, duke treguar maturi dhe mbështetje dinjitoze e të civilizuar për skuadrën tonë. ‘Ballistët’ me performansën e tyre në tribunë, në takimin e djeshëm Shkëndija-Horizont T. treguan se si duhet të mbështetet klubi i zemrës.

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.